11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Kryeministri Kurti jep lajmin e keq për profiterët: Ska më të merren nga dy e tri paga astronomike, mbi 80 për qind të të punësuarve në shtet kanë hy me të ngjofshëm

Albin Kurti ka ngritur nivelin e ankthit për mijëra punëtorë të shërbimit civil.

- Advertisement -

“Administrata publike ka qenë e ndikuar nga ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve. Në raportet e vitit 2018 – 2020 del se nuk janë respektu parimet e rekrutimit transparent dhe të bazuara në merita. Në vazhdimësi është theksu nevoja për përmirësimin e shkathtësive në shërbimin civil dhe fuqizim të burimeve njerëzore”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe përfaqësimin e grave në institucionet pulbike, e veçanërisht në pozita drejtuese.

“Në nivelin e lartë drejtues kemi 69 burra dhe vetëm 17 gra. Në nivelin e mesëm drejtues kemi 377 burra dhe vetëm 79 gra. Në 2018, në një hulumtim 39% e shërbyesve civilë kanë deklaruar se janë rekrutuar falë lidhjeve partiake. 44% tjetër, janë deklaruar se janë pranuar në shërbim civil me lidhje familjare apo shoqërore. Pra, 83% prej tyre me lidhje (familjare e shoqërore)”, tha ai.

- Advertisement -

Kurti ka përmendur edhe disa situata tjera të pagave. “Situata paradoksale kishim edhe për shtesa, ku dekanë, rektorë dhe prorektorë të Universiteteve Publike kishte raste ku për një muaj kanë marr 1,700 deri 1,800 euro shtesa të cilat e kanë tejkaluar edhe pagën bazë. Në emër të qeverisë theksoj se për këto dy projektligje është ndarë koha dhe është bërë angazhim i nevojshëm” – tha ai. Kurti shtoi se pas përfundimeve të konsultimeve paraprake, këto projektligje po hapen për konsultime publike.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -