fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Kryeministri i Kroacisë: Kur ne mbroheshim nga regjimi i Millosheviqit nuk e kishim këtë mbështetje që ka Ukraina

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Në një fjalim në Teatrin Kombëtar të Kroacisë në Zagreb, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç rikujtoi Luftën për Pavarësinë e Kroacisë, duke ngritur paralele me agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Të gjithë i ndjejmë pasojat e pushtimit të një vendi miqësor për neve. Ky fakt s’duhet të na lë indiferentë, prandaj ne, si popull e si qeveri, ishim të qartë: dënuam agresorin dhe mbështetëm viktimën. Dhe këtë po e them pikërisht në lidhje me kohërat e viteve të 90’a, kur Kroacia ishte viktima dhe e mbrojti veten ndaj regjimit të Millosheviqit, dhe atëherë nuk e kishim këtë lloj solidariteti dhe mbështetje që ka sot Ukraina”, ka thënë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, raportoi “Jutarnji“, përcjell Insajderi.

- Advertisement -

“Dhe për më tepër, mbrojta e Kroacisë, Lufta për Atdheun, çlirimi i territorit tonë, është një ngjarje e jashtëzakonshme e cila nuk mund të krahasohet me këtë lloj mbështetje që ka Ukraina. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Le të mendojmë se si do të ishte sot: sikur të mos shprehej mbështetje për Ukrainën, siç mendonim ne atëherë për të gjithë ata që mendonin se ne nuk kishim nevojë për ndihmë, që s’donin të na njihnin si shtet”, konkludoi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -