17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Kryeministri holandez u kërkon falje ushtarëve që shkuan për ta mbrojtur Srebrenicën: Luftuan pa armatimin e duhur

Qeveria holandeze u ka kërkuar zyrtarisht falje ushtarëve që u dërguan si paqeruajtës të OKB-së, për të mbrojtur Srebrenicën gjatë Iuftës në Bosnjë.

Ushtarët, tani veteranë, u pushtuan nga forcat serbe të Bosnjës, që ishin më të armatosura dhe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, i cili vazhdoi të eliminonte tetëmijë burra dhe djem myslimanë në korrik 1995.

Kryeministri holandez Mark Rutte, iu drejtua qindra veteranëve të njësisë paqeruajtëse Dutchbat III, të shtunën, në një bazë ushtarake në Holandën qendrore, duke u thënë atyre se pas gati 27 vjetësh “disa fjalë ende nuk janë thënë”.

“Sot u kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Për ju dhe njerëzit që nuk mund të jenë këtu sot. Me vlerësimin dhe respektin më të madh të mundshëm për mënyrën se si Dutchbat III në rrethana të vështira vazhdoi të përpiqej të bënte mirë edhe kur kjo nuk ishte më e mundur”, tha Rutte.

Ceremonia erdhi pasi një raport u publikua vitin e kaluar mbi përvojat e rreth 850 trupave, që përbënin Dutchbat III. Studimi bëri rekomandime duke përfshirë që qeveria të bëjë një “gjest kolektiv” për të adresuar atë që e quajti “mungesa e perceptuar e njohjes dhe vlerësimit, duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat është kërkuar pothuajse e pamundura nga paqeruajtësit holandezë”.

Holanda ka Iuftuar prej kohësh me trashëgiminë e mizoris së Srebrenicës.

Kryeministri Wim Kok dha dorëheqjen në vitin 2002, pasi një raport kritikonte ashpër autoritetet holandeze për dërgimin e ushtarëve në një zonë të rrezikshme pa mandatin e duhur ose pa armatimin e nevojshme për të mbrojtur rreth 30 mijë refugjatë që kishin ikur në bazën holandeze në Bosnjën lindore.

- Advertisement -

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë holandeze vendosi se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për humbjen e rreth 350 burrave myslimanë të eliminuar nga forcat serbe të Bosnjës gjatë mizoris.

Gjykata vendosi që paqeruajtësit holandezë i evakuuan burrat nga baza e tyre ushtarake pranë Srebrenicës më 13 korrik 1995, pavarësisht se e dinin se ata “ishin në rrezik serioz për t’u abuzuar dhe ekzekutuar” nga forcat serbe të Bosnjës.

OKB-ja gjithashtu është kritikuar për dështimin e autorizimit të suimeve ajrore të NATO-s për të mbështetur trupat holandeze të armatosura dobët në korrik 1995 pasi ato u suimuan.

Të fundit
Lajme të lidhura