18.7 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022

Kryediplomati turk paraIajmëron investime në Kosovë

Rekomandime

Kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu në konferencën e përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se do t’i inkurajojë biznesmenët turq që të investojnë në Kosovë.

Ministri turk paralajmëroi investime në Kosovë në fushën e energjetikës, nga të cilat tha se vendi në të ardhmen e afërt do të jetë në gjendje të eksportojë rrymë.

Në fushën e energjetikës, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garanci të blerjes.

Financimin do ta bëjmë vetë dhe për një vit do ta kryejmë.

Besoj që në investime të tilla kanë interesim firma të fuqishme në mënyrë që të prodhojnë elektricitet dhe Kosova të eksportojë rrymë në një të ardhme të afërt”, tha ai.

Cavusoglu tha se “duhet të zhvillohet edhe eksporti i Kosovës në Turqi dhe ne duhet të punojmë përt këtë”.

Ai paralajmëroi krijimin e një komisioni të përbashkët ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë.

“Dhe duhet t’i mbledhim edhe forumet biznesore dhe t’i takojmë biznesmenët tanë për këtë”, tha ministri i Jashtëm turk.

Po ashtu, ai dha se “duhet të rriten edhe investimet e Kosovës në Turqi”.

Ndërsa foli për investimet e Turqisë në Kosovë, ai tha se nga to janë krijuar 10 mijë vende të punës.

“Ne duam të sigurojmë mundësinë që edhe firmat kosovare të investojnë”, tha ai.

Më shumë

Të fundit