15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Krisen marrdhëniet Rusi- Serbi, kampi i Putinit ia tregon vendin atij të Vuçiqit

Zorana Mihajloviq, nënkryetare e Qeverisë së Serbisë, pak ditë më parë ka akuzuar shefin e diplomacisë ruse Sergey Lavrov se ka abuzuar me Serbinë në luftën kundër Ukrainës.

- Advertisement -

Ajo tha se Lavrovi po e keqinterpreton mosvendosjen e sanksioneve si mbështetje nga Serbia për sulmin ndaj Ukrainës.

“Me deklaratat e tij Lavrovi po abuzon me faktin se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ai po përpiqet të tregojë se Serbia e mbështet suImin e Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia është deklaruar qartë kundër Iuftës në Ukrainë, ndëra fakti pse nuk i kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç ka bërë e gjithë Evropa, tregon se po udhëheq politikë të pavarur”, ka thënë Mihajloviqi në një komunikatë për media.

Ajo tha se Lavrovi, në vend që të respektojë vendimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë përkundër presionit, po e keqpërdor këtë fakt.

- Advertisement -

Rusët janë përgjigjur tani

Këtyre akuzave të pak ditëve më parë iu përgjigjën sot rusët. Ministria e Punëve të Jashtme ruse reagoi ndaj deklarateve se po keqpërdorin marrëdhëniet miqësore me Serbinë, raporton RIA Novosti.

Ministria ruse shton se Mihajloviqi është qartazi e keqinformuar për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Rusia dhe Serbia kanë një mirëkuptim të plotë të ndërsjellë për çështjet kryesore ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Në kontakt me partnerët, ne paraqesim hapur pikëpamjen tonë për situatën në Ukrainë në kuadër të një operacioni të posaçëm ushtarak”, thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

“Ne respektojmë dëshirën e Beogradit për të mbajtur një linjë të ekuilibruar dhe, më e rëndësishmja, të pavarur në këto kushte të vështira”, vazhdon MPJ-ja ruse.

“Një qasje e tillë e balancuar reflektohet në qëndrimin e rezervuar të lidershipit serb ndaj politikës së sanksioneve perëndimore dhe mosgatishmërinë e saj për të marrë pjesë në të në dëm të interesave të veta”, vijoi komunikata.

Në komunikatë shtohet se bëhet fjalë për zgjedhje sovrane të Serbisë, “të cilën Perëndimi nuk e pranon”. 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -