13.2 C
Pristina
Friday, September 29, 2023

“Krerët e komunave të dorëhiqen”/ Sheholli ka një thirrje për Kurtin

- Advertisement -

Analisti Fatmir Sheholli komentoi zgjedhjet e reja që priten të zhvillohen në Kosovë, duke thënë se krerët aktualë të komunave në Veri duhet të dorëhiqen.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se Kurti duhet të mendojë për një zgjidhje të mundshme politike.

“Duke pasur parasysh që në atë pjesë jetojnë 95 përqind serbë, është e vështirë që dikush me 2 apo 3 përqind ta sundojë një komunë apo disa të tilla. Prandaj na duhet zgjidhje politike e cila zgjidhet me dialog.

- Advertisement -

Një dialog i tillë duhej bërë me serb lokal dhe të mos diskutohej në Bruksel. Ne po japim sovranitetin e shtetit tonë edhe në dialog me vetë palën tjetër”, tha Fatmir Sheholli.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -