fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

“Kremlini po bën mobilizim sekret”, Rusia gati të sakrifikojë 100 mijë ushtarë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Raketat ruse nuk ndalojnë së godituri Ukrainën. Trupat pushtuese vijojnë me bombardimet dhe këtë herë në shënjestër përfundoi infrastruktura e transportit në Kryvyi Rih, në rajonin jugor të Dinpropetrovsk, ku raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërsa nga sulmet raketore të së shtunës në Donjeck, 5 civilë humbën jetën. Bombardime ka pasur edhe në Kherson, ku janë goditur sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë në errësirë thuajse të gjithë banorët.

- Advertisement -

Sulmet kanë qenë të vazhdueshme në këtë rajon, duke bërë që civilët të detyrohen të largohen në masë. “Dikur dëshironin të na shkatërronin me urinë, ndërsa tani po tentojnë ta bëjnë këtë me errësirë dhe të ftohtin”, është alarmi që lëshon vetë presidenti Volodymyr Zelensky ndaj botës, teksa dimri bëhet gjithnjë e më i ashpër në Ukrainë.

Thirrja e tij është edhe më domethënëse, pasi vjen në ditën kur vendi kujtoi Holodomorin, plagën e rëndë të urisë që shkaktoi disa miliona vdekje nga viti 1932 deri në 1933, në epokën e Ish Bashkimit Sovjetik i Stalinit.

“Sot armiku është njësoj si nëntëdhjetë vjet më parë, edhe pse mban një emër tjetër. Dhe ende detyron gjashtë milionë njerëz në errësirë dhe temperatura të ftohta, ndërsa përpjekjet e autoriteteve për të rivendosur ujin, dritën dhe ngrohjen në vend pas shiut të raketave ruse vazhdojnë”, theksoi Zelensky, duke siguruar se Ukraina nuk do të thyhet se zjarri i këtij kombi nuk do të shuhet.

Dimri I ashpër po ndikon edhe planet e Moskës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se njëqind mijë ushtarë rusë gati për t’u sakrifikuar në të ftohtin e acartë të Ukrainës. Urdhri i Kremlinit për ta është që të mos tërhiqen, në asnjë mënyrë, në pritje të ofensivës së pranverës, madje ka raportime se Rusia po përgatit një mobilizim tjetër sekret për të forcuar grupet e saj të ushtarëve në frontin e luftës kundër Ukrainës. Ndërkohë, qeveria britanike thotë se përdhunimet gjatë luftës janë po aq krime të rënda sa përdorimi i armëve kimike.

- Advertisement -

Të fundit

Sipas statuti të FES-it, Asociacioni do t’i ketë simboIet e veta zyrtare, përfshirë fIamurin

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka përpiluar një draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -