6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Kremlini i mbushur me spiunë dhe vrojtimi i aleatëve, detaje nga dokumentet sekrete amerikane

- Advertisement -

Rrjedhja në rrjetet sociale e dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Ukrainë, ishte tema kryesore e mediave botërore për javën që lamë pas, duke detyruar autoritetet amerikane të hapin një hetim të gjerë për mënyrën sesi ato dolën.

- Advertisement -

Përmbajtja e tyre ishte tepër sensitive dhe zbuloi edhe njëherë aftësinë dhe shpërndarjen e rrjetit të spiunazhit të Amerikës në mbarë botën, duke treguar detaje se si SHBA vijon të infiltrojë agjentët e saj në vendet aleate.

Sipas Wall Street Journal, dokumentet, mes të tjerash, japin një pamje të qartë të kapacitetit ushtarak të shkatërruar të Kremlinit, si dhe në çfarë mase taktikat e spiunazhit të SHBA kanë depërtuar në makinën e luftës të Vladimir Putin madje dhe në rrethin e tij të ngushtë.

- Advertisement -

Koreja e Jugut, Izraeli, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër aleatët që thuhet se SHBA-të po i mbajnë gjithashtu nën survejim.

Megjithatë, ekspertët i frikësohen idesë se inteligjenca ruse tashmë ka të dhëna të qarta se çfarë di SHBA, duke pasur mundësi për të ndërprerë burimet e informacionit.

Zyrtarët i thanë gazetës se Pentagoni ka nisur një operacion të shpejtë për të bllokuar dokumentet e ndjeshme dhe ka paralajmëruar sanksione për këdo që i shpërndan ato në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Megjithatë, skandali tashmë po përmendet si një nga shkeljet më të dëmshme të sigurisë kombëtare që mund të ketë implikime të mëtejshme në legjitimitetin e spiunazhit të SHBA në të ardhmen.

Sipas gazetës, një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore tha se publikimi i këtyre dokumenteve mund të frenojë ndarjen e informacioneve të rëndësishme midis agjencive inteligjente, pasi besimi mbi bashkëpunimet e informacionit sekret mund të humbasë. /A2CNN

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -