4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 09:30

Krasniqi: Albin Kurti nga Kuvendi i Lezhës e mori rolin e Hamza Kastriotit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në vizitën në Shqipërinë për 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, e mori rolin e Hamza Kastriotit

Pa dhënë shumë shpjegim, Krasniqi konstatoi se Kurti “kaloi në anën e sulltanit”, duke shpërnarë deklaratën e liderit të LVV-së se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin kombëtar dhe se Qeveria e tij nuk do ta ndryshojë atë.

“Nga Kuvendi i Lezhës, Albin Kurti mori rolin e Hamza Kastriotit!”, shkroi Krasniqi.

Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’ia zënë vendin ungjit të vet dhe kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit. Më 1457, ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese