8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Kraja: Ka synime që Kosova të kthehet në Republikë Islamike, vajzat nën 16 vjeç me shami, të kufizuara dhe nën diktat

Vajzat që vendosin shami nën moshën 16-vjeçare janë nën një lloj diktati.

Një vijë shumë e hollë i ndan vajzën që mban shami dhe vajzën e cila zbulon pjesët e trupit publikisht.

- Advertisement -

Në të dyja rastet kemi të bëjmë me probleme esenciale të emancipimit të vajzave.

Po synohet që Kosova të kthehet në Republikë Islamike.

Përgjegjësinë për mungesën e Ligjit për Fenë e kanë dy-tri legjislaturat e fundit dhe mungesa e këtij ligji do t’na nxjerr problem për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

- Advertisement -

Të gjitha këto i ka deklaruar Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, mbrëmë në një intervistë.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është përfshirë në debatin për bartjen ose jo të shamisë në shkolla, debat ky që u riaktualizua pasi një shkollë në Suharekë ia ndaloi ushtrimin e profesionit me uniformë fetare një mësuesje të matematikës, duke u thirrur në Udhëzimin Administrativ të MASHT’it.

Për këtë çështje, ka folur Kryeakademiku Mehmet Kraja.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -