13.6C
Pristina
26 Shkurt, 2021 - 13:20

KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.Aty do të vendoset për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, do të vendosë për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

Të fundit

Të tjera nga rubrika