0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 01:18

KQZ kërkon ndaljen e kamerave në shkollat e Skenderajt, Bekim Jashari e kundërshton

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar email Komisionit Komunal Zgjedhor të Skenderajt që të ndalen kamerat nëpër shkolla që do të përdoren si qendra të votimit gjatë procesit të zgjedhjeve më 14 shkurt.Në emailin që KALLXO.com ka siguruar thuhet që ky reagim vjen pasi që kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ditë më parë në një takim më menaxherat e qendrave të votimeve, ka dhënë urdhër që kamerat mos të ndalen.

Sipas KQZ-së, ky vendim është i kundërligjshëm në cenimin e lirisë dhe të drejtave të votuesve dhe ushtrim ndikimi tek stafi zgjedhor nëpër qendra të votimit përkatësisht në vendvotime.Një gjë e tillë, sipas tyre, është bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht në nenin 68, paragrafi 1.

“Nëse një gjë e tillë ndodhë, nëpër Qendra të votimit, ku të gjithë menaxherët e qendrave të votimit veprojnë në kundërshtim me rregullat zgjedhore dhe kryejnë elemente të veprës penale të paraprara me kodin e procedurës penale sa i përket procesit zgjedhor, ne si institucion së bashku me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit do të veprojmë menjëherë dhe të gjithë menaxherët do të përjashtohen dhe procedohen tutje në organe përkatëse Prokurori dhe Polici”, thuhet në letër.

Para disa minutash ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i cili ka thënë se një shkresë e tillë e derguar një ditë para zgjedhjeve, “vetëm për komunën e Skenderaj është e pa pranueshme dhe kundër demokracisë”.Sipas Jasharit, prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse në kabinen e votimit aty ku voton qytetari nuk ka kamera dhe kështu votimi është i fshehur.Kallxo.com ka provuar të marrë një sqarim edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po të njejtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.Ky është reagimi i plotë i Jasharit

Të dashur qytetarë,Në funksion të konsolidimit të demokracisë liberale në shtetin tonë dhe në veçanti në komunën që unë udhëheq, për të pasur një proces të lirë dhe demokratik në këto zgjedhje të parakohshmë parlamentare, për të ruajtur votën e shenjtë të qytetarit dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, ditë me parë kam takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt, nga të cilët kam kërkuar që në diten e votimit të vazhdojnë të jenë funksionale kamerat në klasa si në çdo ditë tjetër mësimore.Kjo do të jetë në shërbim të ruajtjes së votës dhe votimit të rregullt demokratik, duke evituar çdo përpjekjë për të deformuar vullnetin qytetar.Sot, gjatë ditës, jam infomuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime.Për me tepër, Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit, Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.Një shkresë e tillë e derguar një ditë para zgjedhjeve, vetëm për komunën tonë, është e pa pranueshme dhe kundër demokracisë që synojmë të ndërtojmë.Nëse prania e kamerave në vendvotimë (klasa) gjatë votimit është shkelje atëherë përse këto kamera janë vendosur dhe funksionojnë në pothuajse çdo shkollë në Kosovë dhe janë funksionale gjatë procesit mësimor.Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse në kabinen e votimit aty ku voton qytetari nuk ka kamera dhe kështu votimi është i fshehur.Për këtë situatë të krijuar kërkoj nga KQZ që të ndermerrë hapa konkret, konformë legjislacionit në fuqi duke dënuar e eliminuar çdo keqëperdorim të pozitës zyrtare.Pavarësisht veprimeve individuale që bëhen për qëllime të caktuara politike të gjithë ne e kemi obligim që të mbrojmë demokracinë dhe funksionimin normal të shtetit tonë të ndërtuar me shumë sakrificë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika