-4.2 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 12:53

KQZ del me njoftim për diasporën rreth aplikimit për votim përmes postës

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga 13 janari deri më 21 janar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KQZ’ja ka ofruar një link ku janë të publikuara të gjitha informacionet e detajtuara se si të aplikohet për regjistrim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/kqzkosova/posts/4847636111977228

Të fundit

Të tjera nga rubrika