16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Kostiç paralamëron serbët: Kosova shumë shpejt në OKB

Nënkryetari i Dveri, Ivan Kostiç ka tërhequr vërejtjen se “Nëse Vuçiq dhe qeveria përsëri gjunjëzohen nga presionet e politikanëve perëndimor dhe ambasadorëve si në rastin e paradës – shumë shpejtë mund të pritet me leje të Serbisë, që Kosova të pranohet dhe të gjendet në rend dite në OKB”, kumtoi Dveri, shkruan “Nova.rs”.

Në kumtesën për media, Kostiç nënvizoi se me planin e ri të kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe presidentit francez Emanuel Makron, qartë definohen obligimet që ka Serbia në periudhën e ardhshme.

- Advertisement -

“Duke se ky plan rreth si quhej nga Vuçiq ‘arkitekturës së re”, për të cilin foli kohë më parë. Nëse atë plan e ka pasur “në dorë “, e ka pranuar ose jo si po deklarohet ai, absolutisht është e parëndësishme, sepse është e qartë se emisarët e Sholc edhe Makron projektin e tillë shpejtë do ka ofrojnë në tavolinë”, tha Kostiç.

Sipas tij, ajo që është më e rëndësishme në atë dokument është fakti se nga Serbia kërkohet që mos ta kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si janë Interpol. UNESCO, anëtarësimi në të cilat organizata nuk pati sukses në vitet e shkuara, para së gjithave fal aksioneve diplomatike të përfaqësuesve të Rusisë.

Po afrohet koha që presidenti i Serbisë dhe partia e tij të tregojnë nëse kanë guximin që me unitetin kombëtar dhe harmonin ekzistuese të refuzojnë presionet nga perëndimi, apo kjo dashuria e tyre për atdheun dhe retorika e deritashme do mbetet vetëm shkronjë në letër, për mashtrimin e qytetarëve dhe votuesve të vetë dhe në dëm të interesave madhore e kombëtare, ka deklaruar Kostiç.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -