4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kosovarja Laura Haxha nga Vushtrria që punoi me avionët luftarakë

- Advertisement -

Kjo është vetëm 27 vjeçare, por njihet për aftësitë e saj në inxhinieri. Laura Haxha e cila me prejardhje është nga Kosova, përkatësisht Vushtrria ka rrëfyer detajet nga karriera e suksesshme e saj në Angli.

Aktualisht ajo punon në sektorin e sigurisë digjitale dhe inteligjence artificiale.

- Advertisement -

Detyra e Laurës është menaxhimi i shërbimeve nga financat e deri tek konsumatori dhe sektorët përkatës.

Unë jam Projekt menaxhere në Inxhinieri dhe punoj në sektorin e sigurisë digjitale dhe inteligjencë artificiale në sektorin e mbrojtjes. Puna ime ditore është menaxhimi i projekteve ku përfshihen numër i madh i stafit; si Inxhinier, ekspert specifik në sektor, dhe menaxhoj në tersi të gjithë projektin duke përfshire edhe financat deri tek konsumatori. Janë një varg aktivitetesh shumë të ngjeshura dhe me ‘deadline’ të caktuar që kërkon një angazhim shumë të madhe dhe kreativitet në menaxhimin e një procesi shumë të ndërlikuar. Në këto projekte jam e kyqur direkt ne software dhe hardware të këtyre projekteve që kërkon njohuri specifike”, tha Haxha për Insajderin.

- Advertisement -

Ajo tha se meqë ka lindur në Britami të Madhe, nuk ka hasur në vështirësi për tu ambientuar. Megjithatë ajo thotë se është e lumtur dhe krenare që ka arritur të ruaj vlerat e kulturës shqiptare nga ku edhe orgjinon ajo.

Unë kam lindur ne Britani të Madhe dhe nuk e kam pas vështir të ambientohem. Por si qytetare britanike me origjinë shqiptare mburrem shumë që kam arrit qe te ruaj të dy kulturat dhe ruaj traditën tonë Shqiptare duke mos rene ne konflikt asnjëherë me kulturën e pune ku punoje”, pohoi Haxha për Insajderin.

Mundësitë e Kosovës krahas Britanisë për zhvillim në karrierë

- Advertisement -

Haxha e cila me vite është marrë me profesionin e inxhinierisë thekson se Kosovës i duhet shumë kohë që të arrij në nivelin e Britanisë për mundësitë në karrierë.

Ajo thotë se kjo mund të zgjidhet nëse ka vullnet dhe institucionet angazhohen më shumë.

“Natyrisht se Shqipërisë i duhet kohë që të arrijë nivelin e ngritjes sikur në Britani të Madhe por nëse ka vullnet dhe angazhim nga institucionet e shtetit ka mundësi dhe mund të arrihet një progres shumë i shpejt”, tha ajo.

Ekspertja e inxhinierisë tha se përparësia e shqiptarëve është se ka shumë të tillë që kanë korrur sukses në arenën ndërkombëtare me punën e tyre.

Sipas saj, ata një ditë do të kthehen dhe ekspertizat e tyre do ti shfrytëzojnë në Kosovë e Shqipëri.

“Përparësitë e Shqipërisë janë se ka shume ekspert Shqiptar neper bote dhe krejt çka duhet është që të iu krijoj hapësire dhe kushte këtyre eksperteve Shqiptar që një dite te kthehen në Shqipëri dhe Kosove dhe te transferojnë përvojat e tyre. Par mundësi ka vetëm duhet vullnet dhe motive për të bashkëpunuar mese vete”, theksoi Haxha tutje.

Puna në kompaninë italiane të furnizimeve ajrore

Haxha për një periudhë ka qenë e punësuar gjithashtu në një kompani për furnizimin e pajisjeve ajrore. Edhe aty, e njëjta ka luajtur rol kyq me njohuritë e saj rreth fushës. Ky angazhim I saj ka nisur në Industrinë e Mbrojtjes ku u angazhua për plotë 4 vite.

Ajo thotë se ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht e mire puna ekipore atje.

“Eksperienca ime ka shume e mire, jemi avancu ne përgatitjen profesionale vazhdimisht, çdo ditë mësojmë gjera të reja dhe është harmoni ekipore në punë shumë e madhe. Vlerësohet puna shume dhe avancimi në karrierë është shumë i mirë. Kushtet e punës janë shume te mira, kemi te gjitha benificionet qe janë shumë atraktive. Pra këtu behet përpjekje qe stafi i përgatitur të përgatitet ne vazhdimësi dhe te ofrohen kushte që t’i mbajnë stafin të kënaqur me vendin e punës”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar se atje janë kujdesur për pajisje që kishin të bëjnë me avionët luftarak.

“Tek Industria e Mbrojtjes, domethënë në kompaninë Italinë kemi pasur më shumë punë që lidhen me pajisjet luftarake dhe sistemin e tyre. Shembull është avioni më i shpejtë luftarak në botë. Kurse në lidhje me angazhimet e tjera ka qenë edhe menaxhimi i projekteve me fonde mbi 15 milionë eurosh”, tha Haxha.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -