19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Kosovari kacafytet me hajnin në shtëpi, e identifikon dhe i del i njohur

Binak Zyma ka raportuar në Polici se ka vërejtur katër persona mbrëmë rreth orës 03:00, duke vjedhur në shtëpinë e tij në Demanjë të Gjakovës.

- Advertisement -

Ai thotë se ka arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, derisa e kishte kapur e kishte tentuar ta ndaloj, por ai e kishte sulmuar dhe kishte arritur të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.

Sipas tij kjo është hera e tretë që përballet me vjedhje dhe beson që kishte qenë i njëjti person iniciatori, të cilin thotë se e njeh prej vitesh.

40 vjeçari që punon me prerje e shitje të drunjve ka deklaruar për Klan Kosova se ia kanë vjedhur tre motorë sharra dhe një gidorë.

- Advertisement -

Ky beson se hajdutët hynë brenda përmes kësaj dere në banjo, ku kanë marrë njërin nga motorët dhe dy të tjerët në katin sipër të shtëpisë.

Drejtori i hetimeve në Policinë e Gjakovës, Emin Hoxha, i tha Klanit përmes telefonit se i dyshuari i identifikuar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa sipas tij tre personat e tjerë gjenden në arrati, teksa rasti vazhdon të hetohet.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -