Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Drilon Berbatin.
Sipas informacioneve, Berbati u kap me mbi 18 kilogramë marihuanë, të cilat ishin të fshehura në automjetin që po udhëtonte, i cili ishte me targa të shtetit të Austrisë.
Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur gjithsej 32 pako me narkotikë, të cilët janë sekuestruar.
MUP-i serb ka publikuar edhe pamjet nga kontrolli të cilit u nënshtrua Berbati dhe të drogës që u sekuestrua.