8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Kosovarët po bashkohen, Kurti fton liderët opozitarë për takim, Haradinaj, Krasniqi e Abdixhiku konfirmojnë pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim për nesër në mëngjes liderët e partive opozitare.

- Advertisement -

Nga AAK kanë konfirmuar për Gazeta Blic se kryetari i partisë, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në këtë takim.

“Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë për Gazeta Blic Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK.

Përpos Haradinajt, pozitivisht ftesës i është përgjigjur edhe PDK.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiiku.

- Advertisement -

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic./Gazeta Blic

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -