17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Kosova vater e ndërtesave ilegale, 75% e ndërtimeve pa leje

- Advertisement -

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se mbi 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 46 mijë të tilla.

- Advertisement -

Mbi 382 mijë ndërtime pa leje llogaritet që janë në Kosovë. Ose 75 për qind e te gjitha ndërtimeve janë ilegale.

Një fakt të tillë e ka thënë ditë më parë edhe vet ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

- Advertisement -

Sipas tij vetëm në Komunën e Prishtinës janë 46 mijë ndërtesa pa leje.

“Në regjistrimet pa leje në vendin tonë figurojnë rreth 382 mijë e 836 ndërtime në të gjithë vendin. Vetëm Komuna e Prishtinës i ka mbi 46 mijë ndërtime pa leje. Kjo nënkupton që nga stoku i ndërtimeve janë mbi 3/4 janë pa leje. Është një numër jashtëzakonisht i madh gjë që ka ndikuar në planifikimet në vend”.

Aliu ka thënë zhvillimi i hovshëm i pasluftës ka bërë që institucionet të mos kenë kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e tyre.

- Advertisement -

“Pavarësisht që të gjitha vendet e rajonit ka ndërtime pa leje, Kosova si një vend që ka kaluar tranzicionin post-socialist dhe fazën e luftës, ka një dallim substancial nga vendet tjera, pasi që për një kohë të gjatë ka pasur një zbrazëtirë institucionale dhe nga vitet e pasluftës, nga zhvillimi i madh i hovshëm, institucionet e vendit nuk kanë pasur kapacitete të mjaftueshme të përcjellin këtë zhvillim, e për pasojë sot kemi mbi 75 për qind të ndërtimeve ekzistuese që janë pa leje”.

Edhe procesi i legalizimit të mbi 40 mijë ndërtimeve pa leje në kryeqytet po shkon shumë ngadalë.

Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se problemi më i madh i këtij procesi janë çështjet pronësore që kanë të bëjnë më objektet e ndërtuara në prona publike dhe private, e që nuk janë në emër të aplikuesve.

“Numri i certifikatave të legalizimit është diku tek 1 mijë e 700, por ky nuk është edhe numri i trajtimit të lëndëve sepse kemi shumë lëndë të cilat janë trajtuar dhe janë nxjerr vendime për futjen në listën e pritjes deri në zgjidhjen e çështjeve pronësore, apo vendime për përfundim të procedurës e të cilat arrijnë shifrën e 1 mijë e 600 vendimeve. Problem më i madh ndoshta edhe jo substancial, mendoj është një problem që zgjidhet, është edhe kostoja e objektit”.

Qeveria i ka bërë ndryshimet në ligjin për ndërtimet pa leje për ta dinamizuar këtë proces, ndërsa Komisioni Parlamentar për Planifikim e ka përcjellë për lexim të dytë në Kuvend plotësim/ndryshimin e projektligjit të ndërtimeve pa leje.

E derisa ligji të votohet ndërtimet në Kosovë nuk kanë të ndalur. As shitja dhe blerja e banesave s’ka të ndalur.

Madje çmimet tash janë rritur si kurrë më parë.

Çmimi për metër katror për banesa në Kosovë është rritur me deri 200 euro më shumë. Aktualisht, mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë është rreth 1000 euro për metër katror. Në disa zona çmimi ka shkuar mbi 2.500 euro.

Rritjen e çmimeve në përgjithësi të produkteve e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kjo rritje ka marrë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se mesatarja e kostos së ndërtimit në vitin 2021 dhe 2022 ka shënuar rritje deri në 16 për qind krahasuar me vitin 2020.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport të publikuar në muajin gusht të vitit të kaluar, ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare, për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe lëvizjes së çmimeve.

Diaspora e Kosovës, sipas BQK-së, zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja, që bëhen kryesisht në patundshmëri.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -