“Kosova u çlirua për të mos u ndarë e copëtuar nga Serbia”/ Alarmon profesori, tregon qëllimin e shumëfishtë të Serbisë

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza.

Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

-Advertisement-

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Për këtë vendim të kryeminsitrit Kurti kanë reaguar SHBA, të cila janë shprehut të zhgënjyera.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Juristi Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka treguar qëllimin e Serbisë, nëse vendosen targat nga ana e Kosovës.

Sipas tij, një ndër qëllimet është që Kosova që të pranon asociacionin e komunave serbe.

“Çështja e targave është bërë nga shteti serb një objekt për realizimin e pikësynimit që Kosova të ndahet dhe të copëtohet nga brenda territori i saj. Këtej është edhe paralajmërimi për bllokim të veriut, nëse Kosova e fut në veprim vendimin për targat më 1 nëntor. 2022.

Qëllimi këtu është i shumëfishtë:

1. Të ndalohet që shteti i Kosovës të konsolidohet si shtet ligjor në tërë hapësirën e vendit.

2. Të krijihen kushtet për konflikte të mundshme ushtarake, duke intervenuar shteti serb në veri të Kosovës, në emër të mbrojtjes së minoritetit serb dhe

3. Të detyrohet Kosova që të pranon asociacionin e komunave serbe.

Këto dalin si qëllime të Serbisë. Natyrisht, se kundër është Prishtina.

Anadaj, sipas tij, SHBA po dëshiron që ta ndalë këtë duke këmbëngul për shtyrje të vendosjes së targave.

“Duket se për të ndalur këtë, është edhe propozimi amerikan për shtyrjen e afatit.

SHBA dëshiron të lidhë këtë çështje me planin për zgjidhjen e çështjes me Serbinë, nëpërmjet të cilës bëhet juridikisht e mundeshme realizimi i shtetësisë. Si mendohet që dialogu të përfundon nuk dihet nga ne? Në qarkullim është plani që quhet francezo – gjerman. Këtë nuk e ka parë ende askush në Kosovë! Ndoshta Qeveria po? Prapa këtij plani po qëndron edhe SHBA. Z. Eskobar kërkoj,-” shtyrjen e afatit për targa dhe paralajmëroi suksese për dialog brenda 10 muajve”. Mendimi i tillë është pozitiv, tërë kohën sa të ruhet tërësia territoriale, sovraniteti dhe intergriteti territorial i Republikës. Dihet publikisht vetëm synimimi politik i Prishtinës dhe i Beogradit zyrtar”, shprehet tutje juristi.

Në fund, thotë se Serbia synon si çdoherë ndajren dhe copëtimin e Kosovës.

“Shteti serb synon ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, nëse nuk arrin për të ripushtuar Kosovën përsëri, siç e ka në Kushtetutë.

Prishtina kërkon dhe qëndron për marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në qendër të saj. Këto dy rrugë janë shumë largë njëra-tjetrës. Por, pavarësisht kësaj, Kosova luftojë dhe u çlirua vetë me ndihmën e NATO-s dhe te SHBA-ve. Çlirimi i saj nuk u bë për t’u ndarë e copëtuar tash. Jo. Asnjë status për askënd që nënkuoton ndonjë pushtet të tretë, si është asociacioni, nuk duhet lejuar. Nuk u çlirua vendi për t’u ndarë”, përfundon ai.