10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm” | Deklarata e ministrit Aliu nxit reagime të shumta

- Advertisement -

Deklarata e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, se “Kosova është projekt i përkohshëm”, ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale.

- Advertisement -

Aliu ka befasuar mbrëmë me këtë deklaratë që e dha në emisionin “ZANAT” në T7.

Ai tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

- Advertisement -

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

“Unë mendoj që projekti Kosova shtet i pavarur është një projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë Ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet”, ka thënë Aliu.

Ishte deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila e ka shpërndarë deklaratën e Aliut, duke thënë se “Kështu e shohin Kosovën, njerëzit që i keni votuar 51%”.

- Advertisement -

Kurse analisti Imer Mushkolaj e ka quajtur Aliun “politikan sharlatan” si dhe “dështak e demagog të gërditshëm”.

“Qe një politikan sharlatan, i cili nuk i beson shtetit të cilit do të duhej t’i shërbente. Nëse ky nuk i beson shtetit të vet, qysh me i besu qytetarët këtij dhe të tjerëve si ky, që kanë me e kry ndonjë punë t’hajrit, që e çojnë këtë vend përpara. Një dështak e demagog i gërditshëm”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndërkohë, zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar duke thënë se Kosova është e përjetshme e “Qeveria e VV-së e përkohshme!”.

“Kosova shtet i përkohshëm?! Kështu po thotë sonte Ministri Liburn Aliu, nga partia që se njeh Kosovën shtet! Nga PARTIA (VV), që nuk ka guxim të intonojë himnin e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të partisë! Këta janë ministrat dhe partia që guxojnë veç paratë edhe privilegjet me ia marr këtij ‘shtetit të përkohshëm’. Kosova është e përjetshme! Qeveria e VV-së e përkohshme!”, ka shkruar zyrtarja e LDK-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -