18.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!

- Advertisement -

Nga: Çun Lajçi

- Advertisement -

Ju e dini sepse e keni ditë

Do t’formohet “Zajednica” dhe për fatin tonë t’zi,(pa dasht me fye kurkend aq ma pak nënshkruesit) do t’jetë ashtu siç e ka firmosë Isa e vulosë Hashimi!

- Advertisement -

E keni ditë ju që po e kundërshtoni tani, por që e keni duartrokitë kur e kanë firmosë pushtetarët që kujtojshin se do t’jenë t’përjetshëm, me 2013 dhe 2015, dhe e kanë ditë edhe Ata se ajo do t’jetë ura e rrënueme përgjithëmonë e Ibrit! Kan heshtë, me shpresën se do ti shpëtojnë vetmisë e s’e kan kursye emnin e vet me vu n’letrën e zisë!

Tani ajo që m’dhemb e që m’shtynë të shkruej, s’asht mbrojtja e Kryeministrit (që mundohet me zbutë letrën e “shitësve” tue u thirrë në Kushtetutë e tue vu kushte e pika, sepse e ka ditë edhe ky), por janë këta pasardhësit e kapuçave t’firmashëve, që pështymavën tue kërkua që t’mos votohet, thuase firmat i paskan pasë vu n’akull e akullin e paska pasë shkri dielli i asaj senës se nënshkrimeve paushalle!

Edhe ma e dhimbshme asht kur thërret për nënshkrim Ai që e dogj heroizmin e vet tue nënshkrua faljen e Çakorrit!

- Advertisement -

Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!

E di që iu dhemb dhe e di që do t’me shani (se shamjen e keni argument) por e keni ba paçavër oborrin e shtëpinë e tani kokorisuni sa të doni se nuk i shpetoni fajit, ju që doni me mbulue diellin me shoshë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -