fbpx
2.1 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kosova i dha Ieje, por Patriarku serb, Profirije anuIon ardhjen në Kosovë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Patriarkut serb, Porfirije i është  dhënë leje të vijë në Kosovë, nga ana e shtetit të Kosovës. Ai pritej të vinte sot, pasi më 25 dhjetor, i njëjti nuk u lejua të kalonte kufirin.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas zhurmës dhe ankesave të tij, tani kur iu dha leja, ai anuloi vizitën në Patriarkanën e Pejës.

- Advertisement -

Burimet deklarojnë se është vetë Patriarku serb Porfirije, që ka anuluar vizitën në Kosovë.

Edhe më tej nuk dihen arsyet e anulimit nga ana e tij e ardhjes në Kosovë, ndonëse për mosdhënien e lejes për të hyrë ne teritorin e Republikës, kishte reaguar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë Patriarkun”, deklaroi Hill.

“Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, pati deklaruar Hill.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të nesërmen doli me një sqarim se pse s’e kishte lejuar vizitën e planifikuar treditore të Patriarkut serb. Sipas MPJ-së, kërkesa do të mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhej në një njoftim të MPJ-së për media.

Ndërkohë, të enjten, kryeministri Albin Kurti ka pranuar që Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të vijë në Kosovë për t’i bërë përgatitjet për Krishtlindjen Ortodokse.

- Advertisement -

Zyra e Kryeministrit njoftoi për këtë, duke thënë se kërkesën për ta lënë Patriarkun serb në Kosovë, Kurtit ia bëri ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, njoftoi Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Paralajmërimi i Patriarkut serb se planifikon tё hyj pa truproje nё Kosovё, Zyra e Kurtit tha se -“është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.

Në fund të kësaj jave, besimtaret ortodoks festojnë krishtlindjet.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -