11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

‘Kosova humbi 56 milionë euro brenda një muaji, për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti dhe Bordit të KEK’ut’

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti dhe Bordit të KEK-ut, Kosova ka humbur 56 milionë € nga 19 korriku për energji.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Xhaferi ka thënë se 130 MWh energji nuk po prodhohen në Bllokun A5 në KEK, nga 19 korriku 2022. “Me koston aktuale të energjisë në bursa, kjo në numra i bie humbje prej 78 mijë € në orë: ose 1 milion e 870 mijë euro në ditë apo 56 milion € në muaj. E kjo humbje do të vazhdoj deri kur A5 të rikthehet në prodhim”.

“Pra, 56 milion € në muaj Kosovës po i kushton paaftësia e Qeverisë dhe Bordit të KEK, sepse KEK për 1 vit nuk ka arritur të filloj me remont në Bllokun A 5, e janë detyru për shkaqe teknike nga 19 Korriku me ndal krejt Bllokun A5. As kontratë për remont të këtij blloku KEK nuk ka!”, ka theksuar ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë.

“Çka kish me ba Kosova me 56 milion € në muaj? p.sh kish me ndërtu kopshte për fëmijë në krejt Kosovën, ose nga buxheti i Kosovës ne vend që këto para me i hargju me ble energji, ishin përdorë me i rritë pagat e mësuesve e të mjekëve”.

- Advertisement -

Më tutje, Xhaferi ka pyetur pse remonti i A5 nuk ka ndodhur në kohë, për të dhënë vetë një përgjigje. “Sepse tenderi për remont me gjasë iu është përgatitur dostave të bordit të zgjedhur nga kjo Qeveri, tenderi ka dështuar, Blloku A 5 është ndalur, KEK prodhon 130MWh më pak ndërsa nga buxheti i shtetit po shpenzohet me ble energji, e prapë kemi reduktime në pikë të verës”.

“Terri ka adresë!”, përfundon shkrimi i zyrtarit të LDK-së.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -