16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Kosova godet Rusinë dhe Bjellorusinë me sanksione të reja

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 96-të që është duke e mbajtuar ka miratuar sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Këto sanksione janë pjesë e pakos së gjashtë të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, paraqiti para ministrave përmbajtjen e kësaj pakoje të sanksioneve.

“Në vazhdim të mbështetjes së agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera. Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike. Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha. Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, deklaroi Bislimi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -