14.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosova ‘fut në sherr’ Greqinë dhe Serbinë, Bërnabiç bën veprimin e papritur

- Advertisement -

Kosova prish marrëdhëniet e Greqisë me Serbinë. Pas abstenimit të shtetit helen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar vizitën në Greqi.

- Advertisement -

Kryeministrja Bërnabiç ishte e ftuar në forumin ekonomik të Delphit.

Mediat greke bëjnë të ditur se pas votimit në Këshillin e Europës, Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar Athinën se kryeministria Bërnabiç nuk do të marrë pjesë në forum. Në axhenden e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj grek

- Advertisement -

Mediat opozitare ne Greqi akuzojnë qeverinë Mitsotakis se sipas tyre arriti të prishë marrëdhëniet diplomatike me një vend tradicionalisht mik, si Serbia

Pikërisht qëndrimi neutral i Greqisë në Këshillin Evropian në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kosovës shkaktoi shqetësim të madh në Beograd dhe të hënën vonë në mbrëmje u vendos që kryeministrja serbe të mos marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit – shkruajnë ato.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke folur për televizionin shtetëror të vendit RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

- Advertisement -

“Greqia më befasoi. Ministrin nga Greqia e ka nderuar në shtëpinë e tij vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç”, ka thënë Daçiç, duke iu referuar vizitës së fundit të Dendias në Beograd dhe darkës që ka pasur me presidentin serb.

Daçiç kritikoi Malin e Zi ndërsa shtoi se ka qenë i surprizuar nga zëri i Ukrainës, sepse Serbia e ka dënuar cenimin e integritetit territorial të këtij shteti në të gjitha rezolutat e botës, por Kievi abstenoi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -