23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Kosova ftohet të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Bashkim Jasari do të marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Mehaj ka njoftuar se ky takim që është në kuadër të NATO-s do të kryesohet nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin.

“Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe aleatëve të saj në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Sot së bashku me Gjeneral Jasharin, udhëtuam në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III”, ka shkruar ai.

Mehaj poashtu ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës është tregues i fuqishëm i partneritetit të SHBA-së me Kosovën.

“Pjesëmarrja jonë, bashkë me rreth 50 ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën. Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të identifikuar dhe shqyrtuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtje nga agresioni rus”, ka shkruar ai.

Të fundit
Lajme të lidhura