fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kosova e ka blerë objektin e Ambasadës në ShBA, tash planifikon në Kroaci e Senegal

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Para një jave, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të Ambasadave të Kosovës në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit. Por, sa do të kushtojë blerja e këtyre objekteve? Nga MPJ kanë thënë se ende s’mund të përcaktohet shuma, derisa ka treguar se tashmë është blerë objekti i Ambasadës së Kosovës në Washington.

Ministria e Punëve të Jashtme, në krye me Donika Gërvallën, ka nisur procedurat për blerjen e objekteve për ambasadat e Kosovës në Kroaci dhe Senegal, por sa do t’i kushtojnë nuk e di ende.

- Advertisement -

Nga Zyra për Media e MPJ’së i kanë thënë Gazetës Express se ende s’mund të përcaktohet vlera monetare e blerjes së këtyre objekteve, meqë duhet të bëhet analizë.

“Ende nuk mund të përcaktohet vlera monetare e blerjes së dy objekteve për nevojat e ambasadave të Republikës së Kosovës. Çmimi i objekteve do të përcaktohet sipas vlerës së tregut në të dy vendet respektive, në Zagreb të Republikës së Kroacisë dhe në Dakar të Republikës së Senegalit. Përcaktimi i çmimit, për secilin objekt kërkon analizë ku përfshihen objektivat afatgjata të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës në Kroaci dhe Senegal, kërkesat për objektet, lokacioni i përcaktuar nga vendi pritës, dhe në këtë planifikim përfshihet edhe çmimi për metër katror si dhe ofertat konkrete. Në bazë të këtyre parametrave, nga kapacitetet e brendshme të MPJD-së, do të bëhet një vlerësim paraprak”, kanë deklaruar nga MPJ.

Ministria ka treguar se sivjet është blerë objekti ku ndodhet Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa thonë se është proceduar kërkesa për blerjen e objektit të Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Më herët gjatë vitit 2022 është blerë objekti ku ndodhet ambasada Republika e Kosovës në Uashington të SHBA-ve, ndërsa është proceduar kërkesa për blerjen e objektit për nevojat e ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në përgjigjet e MPJ’së për Express.

- Advertisement -

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të Ambasadave të Kosovës në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit, për nevoja të shërbimit të jashtëm të Kosovës, javën e kaluar.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar edhe arsyet pse janë zgjedhur këto vende.

“Një arsyetim i vogël pse kemi zgjedhur Senegalin, lidhet me disa aspekte teknike. Ne mund të kishim bërë kërkesë edhe për ambasada tjera, mirëpo sipas fjalës popullore, “shtrijë këmbët sa e ke jorganin”. Buxheti i këtij viti, këtë shumë na e lejonte, prandaj jemi përcaktuar për Kroacinë dhe Senegalin dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me blerjen e objekteve të ndryshme”, ka deklaruar Gërvalla.

- Advertisement -

Pas fjalës së Gërvallës, Kryeministri Albin Kurti e ka hedhur në votim këtë propozim, i cili është miratuar pa asnjë votë kundër apo abstenim.

- Advertisement -

Të fundit

Kurti thotë se politikanët që morën vendime në dëm të popullit, duhet të dënohen me burgim të përjetshëm

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se politikanët e Kosovës, që morën vendime në dëm të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -