-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 17:14

Kosova dhe BE koordinohen për sigurimin sa më parë të vaksinës kundër Covid-19

- Advertisement -

Sot, gjatë një video-konference me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE, Oliver Varhelyi, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Muhamet Brajshori e ka njoftuar Komisionin Evropian me përgatitjet e Kosovës për të siguruar vaksinën dhe me përgatitjen e infrastrukturës për mirëmbajtjen dhe procesin e imunizimit ndaj Covid-19. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kanë një plan veprimi.

Në komunikatën ministrore thuhet se Komisioni i BE-së po punon me Kosovën dhe vendet tjera në rajon për t’i vënë vaksinat në dispozicion në Ballkanin Perëndimor në një kohë të duhur, pasi ato këtë muaj fillojnë të shpërndahen në BE. Komisioni Evropian po lë mënjanë fondet në mbështetje të kësaj përpjekjeje dhe aranzhimet koordinuese.

Në ditët e ardhshme MPJD do të jetë në komunikim të afërt me Komisionerin Varhelyi, për të definuar deri në detaje planet dhe veprimet e përbashkëta që mundësojnë sigurimin dhe shpërndarjen adekuate të vaksinës anti-Covid-19 dhe imunizimin e popullsisë.

Komisioneri Varhelyi e ka cilësuar si frytshëm takimin koordinues me ministrat e jashtëm dhe çështjeve evropiane dhe ka premtuar se do të angazhohet që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të sigurojnë vaksinat në një të ardhme të afërt.

Takim virtual është mbajtur me Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimorë mbi situatën me COVID-19 dhe pranimin e vaksinës në Ballkanin Perëndimorë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika