-8 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 07:04

Kosnett: Në Kosovë, amerikanët ndjehen si në shtëpinë e tyre

Larg nga atdheut dhe të afërmeve, duke shërbyer si përfaqësues i shtetit më të fuqishëm në botë, në një vend të vogël siç është Kosova, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett përçon mesazhe shprese dhe dashurie për të gjithë njerëzit në këto ditë festash të fundvitit që sivjet në të gjithë botën festohen më ndryshe se që njeh tradita dhe historia.

Në një intervistë, ambasadori Kosnett flet për përjetimet në Kosovë, gjatë këtij viti pandemie, sfidat, emocionet, gëzimet dhe hidhërimet, mungesën e punës dhe jetës normale etj.

“Kam nderin të shërbej si Ambasador i SHBA-ve në Kosovë dhe të drejtoj një ekip profesionistësh të përkushtuar nga të dy vendet. Unë besoj se gjërat që SHBA dëshiron për Kosovën janë paqja me vendet fqinje dhe mes komuniteteve, një sistem i besueshëm drejtësie, prosperitet dhe mundësi, janë gjërat që njerëzit e Kosovës i dëshirojnë dhe i meritojnë. Mbi të gjitha, ne duam që Kosova të zërë vendin e saj në botë si një demokraci e pavarur dhe e vetë-mjaftueshme. Qeveritë jo gjithmonë bien dakord për çështje të caktuara, por bazat e marrëdhënies janë solide.

Kosnett ka folur edhe për situatën me pandemi, ku COVID-19, ka prekur edhe ambasadën për shkak të mosrealizimin e disa projekteve.

“Sigurisht që kemi patur mundësi të humbura këtë vit. Për shembull, kur pandemia vetëm sa po fillonte, në shkurtin e kaluar, unë isha në Nju Jork duke biseduar me udhëheqësit e diasporës në lidhje me rritjen e përfshirjes së diasporës në Kosovë, jo vetëm përmes investimeve, por edhe përmes ndarjes së përvojës në fusha të shumta. Kishte shumë interesim. Pandemia na kushtoi një vit në realizimin e disa projekteve. Unë akoma dua të ndjek këtë iniciativë. Ne kemi një thënie “Njeriu planifikon dhe Zoti qesh”. Duhet të planifikoni për të ardhmen, por duhet të qëndroni fleksibël”, ka thënë Kosnett për KP.

Të fundit

Të tjera nga rubrika