fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kosmonte Foods i jepet tokë për ta shfrytëzuar 99 vjet- Ministria thotë se do të punësohen 300 veta

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Kosmonte Foods, përmes së cilës parashihet që kësaj kompanie t’i jepet dhënia në dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës.

Sipas MINT, nga ky projekt pritet të happen 300 vende të reja pune. Vlera totale e projektit që do të realizohet është 11 milionë e 143 mijë e 917 euro.

- Advertisement -

“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune. Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të fundit

Loshi: Momenti ka ardhur, vetëm kjo gjë mund ta shpëtojë Kurtin nga Asociacioni, ose historia s’do ta faIë!

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, mund të shpëtojë, vetëm nëse...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -