19.7 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Korrupsion dhe ryshfet në ushtrinë serbe, fillojnë arrestimet

- Advertisement -

Të rekomanduara

Policia Ushtarake në bashkëpunim me Departamentin Kundër Korrupsionit të Prokurorisë në Nish, kanë arrestuar tre persona për kryerjen e veprës penale të korrupsionit dhe marrjes së ryshfetit.

Me dyshimin se ka kryer veprën penale ryshfet janë arrestuar M. M. 31-vjeç, përgjegjës në “HST MM” nga Beogradi, S. M. 61-vjeç, përgjegjës i kompanisë “Ogareviq Trade” në Beograd si dhe LJ. M. 67-vjeç, ndërsa V. S. 61-vjeç si ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit për një kohë të gjatë, shkruajnë mediat serbe.

- Advertisement -

Tre të akuzuarit, nga dhjetori 2020 deri në muajin maj 2021, i kanë paguar mijëra euro të dyshuarit V.S., përmes xhirollogarive të kompanive të tyre në llogarinë e tij dhe të anëtarëve të familjes, me qëllim që të kryejë favorizime gjatë procedurave të prokurimit publik.

Gjykata e Lartë me veprimet e ndërmarra ka gjetur se personat përgjegjës të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë lidhje me kontratat e kompanive të sipërpërmendura, me qëllim të kryerjes së punimeve për mirëmbajtjen e objekteve, instalimeve dhe blerjen e materialeve.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe kallëzimi penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Peci i reagon Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri...

Më shumë