fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Kontrata u dha por material s’ka: Qytetarët s’po mund të furnizohen me pasaporta

Duhet Lexuar

Viti i ri erdhi, por problemet mbetën të vjetra. E tillë është edhe mungesa e materialeve për pasaporta, që i la qytetarët të presin me muaj të tërë, gjatë 2022-ës.

Ndonëse në dhjetor u nënshkrua kontrata e re 4 milionë euroshe për furnizim me këto dokumente, pajisja me to nuk ka filluar ende.

- Advertisement -

Kjo po u shkakton telashe qytetarëve që mund ta kenë për ngut marrjen e këtij dokumenti identifikues. Dikush tha se më së shumti problem po u shkaktohet mërgimtarëve, derisa të tjerët janë të nervozuar për mungesë informacionesh për procesin.

Ndonëse televizioni dërgoi pyetje në lidhje me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ky dikaster nuk kthyen përgjigje për dy ditë.

Gjithsesi Klan Kosova merr vesh nga burime brenda MPB-së se në fund të janarit vijnë furnizimet nga 30 përqind i borxhit nga kompania e vjetër kontraktuese, derisa kontrata e re e nënshkruar në fund të dhjetorit fillon zbatimin në muajin shkurt.

- Advertisement -

Të fundit

Në Ballkan, gjithë shtetet jan më Multi-Etnik se Kosova, por skan Asociacion të komunave Etnike

Shkruan: Refik HASANI Kosova ime Asociacioni që shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -