fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Konkursi për policë në Veri, ekspertët thonë se Beogradi do të bëjë presion përsëri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Afër 600 pjesëtarë serbë, më 5 nëntor të vitit të kaluar, i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës, duke dhënë dorëheqje, në shenjë proteste për targat.

Pas rreth një muaji, Policia njoftoi, se 80 prej tyre u është pranuar dorëheqja, derisa në fillim të janarit ky institucion shpalli konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë për të gjitha minoritetet.

Mirëpo, Policia nuk ka treguar numrin e personave që do të pranohen e as se sa është numri i dorëheqjeve të pranuara. Por, në anën tjetër, ekspertët e sigurisë kanë dyshime nëse ky konkurs do të rezultojë i suksesshëm për shkak të “trysnisë së Beogradit”.

- Advertisement -

Nga 5 deri më 26 janar konkursi i Policisë së Kosovës do të jetë i hapur për të gjitha minoritetet për t’u bërë pjesëtar i PK-së në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut. Për këtë konkurs, njohësit e sigurisë, Nuredin Ibishi dhe Bedri Elezi thonë se ka interesim të ulët të serbëve për të marrë pjesë.

Ibishi, në një prononcim për Gazetën Express, ka deklaruar se trysnia nga ekstremistët serbë dhe kufizimi i moshës në kriteret e konkursit janë “problematike”.

Mendoj që situata e tillë në Veri do të vazhdojë. Ashtu siç është bërë presion për dorëheqje, shihet presion i vazhdueshëm që edhe të mos aplikojnë në Policinë e Kosovës. Problematike është edhe kufizimi i moshës dhe trysnia nga ekstremistët serbë. Atyre u ka pushuar marrëdhënia e punës, mirëpo një zgjidhje politike mendoj se është e mundur nga bisedimet e ardhshme të ndërmjetësuara nga SHBA dhe BE”, u shpreh Ibishi.

Ndërkaq, Elezi shpreson se pjesëtarët e komuniteteve tjera do të kenë interesim më të madh për të aplikuar, derisa shpreh një shqetësim për këtë.

- Advertisement -

Elezi kërkon nga AKI dhe institucionet tjera të sigurisë që të mbledhin informacione për grupet e serbëve që janë pro pavarësisë së Kosovës dhe të njëjtëve t’iu ofrohet siguri, në mënyrë që ata të përfshihën në institucione.

Kemi dyshime serioze se sa ky konkurs do të rezultojë i suksesshëm, ngase sipas informacioneve që kemi, ka interesim të ulët dhe ndikimit të lartë të strukturave të Serbisë tek qytetarët serbë. Prandaj ne dyshojmë shumë që ky konkurs mund të dështoj. Është një shpresë që mund të kemi pjesëtarë të komuniteteve tjera, por të njëjtit do të jetë e vështirë për të punuar në Veri, për shkak të transportit dhe mund të kenë probleme me serbët në Veri. E vetmja mënyrë për të shtrirë bashkëpunimin në veri është bashkëpunimi me grupe dhe personat që janë lojalë ndaj Kosovës, të cilëve duhet t’i ofrojmë siguri. Institucionet e Kosovës, sidomos AKI-ja ka për obligim grumbullimin e informacioneve të nevojshme për grupet e caktuara që kanë qasje pozitive karshi pavarësisë së Kosovës dhe duhet punuar me ta. Po ashtu është i rëndësishëm bashkëpunimi me SHBA-në”, deklaroi Elezi.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për numrin e policëve që janë larguar nga ky institucion dhe atyre që kanë aplikuar për t’u bërë pjesëtarë, por nuk kanë kthyer përgjigje./Express

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -