fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Konjufca shkakton sërish të qeshura në Kuvend: Pyet Enver Dugollin ‘pse ke dalë prej PDK-së?’

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se deputeti, tani, i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka qenë përkrahës dhe eksponent i PDK-së gjatë kohës sa ishte në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Berisha fillimisht tha se edhe ai ka qenë në FSK, por se atë kohë, nuk ka përkrahur ndonjë parti politike sepse ka mbajtur statusin e ushtarakut.

- Advertisement -

“Nuk është e ndershme të spekulohet, dhe një tjetër çështje, kur kam qenë unë në forcë, z.Enver, ke qenë edhe ti në forcë, ti ke qenë përkrahës dhe eksponent i ekspozuar i PDK-së, unë nuk kam qenë fare përkrahës i partive, sepse kam mbajt statusin e ushtarakut. Dhe kur kam fillu me punu në projektin e strategjisë, ti ke pas pozita të tjera, ambasador e ku të di unë”, tha ai.

Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca, në momentin kur i dha fjalën bashkëpartiakut të tij, Dugollit, e pyeti “pse ke dalë nga PDK-ja Enver?”.

“Enver Dugolli e ka fjalën, me siguri ka me thënë të kish qenë mirë kasha nejt aty”, shtoi tutje Konjufca, gjë që shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.

- Advertisement -

Deputeti Dugolli ndërkaq, tha se këto janë shpifje dhe se oficerit të FSK-së nuk i lejohet të aderojë në ndonjë parti politike.

“Sikur unë të kisha pasë aderime, apo dëshirë që të shkojë në PDK, por unë nuk e kam zgjedhë, sepse nuk e kam pa si opsion dhe po shihet që z.Berisha, masi nuk e mori LDK-ja, shkoi në LDK për inat të LDK-së, kjo është e vërteta”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për buxhetin e shtetit për vitin 2023.

- Advertisement -

Të fundit

A është e rrezikshme të pish kafe me stomakun bosh?

Shumë njerëzve u pëlqen të pinë kafe në mëngjes. Megjithatë, disa të tjerë pohojnë se pirja e kafesë me...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -