Konjufca: Nuk do të doja që Vuçiqi të na dërgonte në zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të donte të mendonte që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mund ta dërgonte Kosovën në zgjedhje të përgjithshme.

Në deklaratën e tij pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka theksuar se beson që në këtë e ka edhe mbështetjen e gjithë spektrit politik në vend.

-Advertisement-

“Nuk kisha pas dëshirë me mëndu që Aleksandar Vuçiq mund ta dërgojë në zgjedhje Republikën e Kosovës, kur të dojë. Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë Konjufca.