Gjatë natës, pranë pikës ku janë vendosur forcat speciale të policisë së Kosovës, afër urës së Bistricës në Zveçan është vendosur tabela me paralajmërim – “Policia Speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve”, kurse dy ditë më pare u plagos një serb në veri.
E ky nuk është rasti i vetëm, sepse, dy ditë më parë në veri u plagos një serb, i cili nuk i është bindur Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, duke e dënuar këtë incident.
Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar. Më 23 prill është caktuar data kur do të mbahen zgjedhjet në veri, e që nga po raportohet se mund edhe të mos mbahen për shkak të rrezikut atje. Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Shala: Veriu po dëshmon që është problem politik e që po manifestohet në fushën e sigurisë
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, një një përgjigje për “Bota sot” ka bërë një kronologji të sulmeve të fundit në veri të vendit.
Sipas tij, policët kanë qenë në detyrë dhe kanë pasur obligim të garantojnë rend dhe siguri për atë perimter të sigurisë.
“Incidenti i fundit në veri ku si rezultat i mos bindjes së urdhrit nga ana zyrtarëve policore që ishin në detyre në pikë kontrolli afër urëse së Bistricës ku si rezultat ka mbetur i plagosur një qytetar nga komuniteti serb. Por le ta trajtojmë atmosferën e cila që nga 2021 fillojë të marrë një kahje tejet të rrezikshme si pasojë edhe të veprimeve amatoreske nga niveli politik duke bërë kalkulime të gabuara që në atë kohë dhe që na përcollën edhe në 2022 me potencial të lartë deri në përmasa të një konflikti të drejtpërdrejtë me gjitha strukturat e sigurisë se Serbisë në veri, kriminale dhe atyre paramilitare të njohur më emrin Wagner.
Ku edhe për gjatë viti 2023 vazhduan sulmet ndaj zyrtarëve tani të piketuar të njësive speciale duke i referuar sulmit të datës 23 janar ku në pikën e kontrollit për gjatë rrugës për Bernjak pikërisht të ura e Bistrices një vetura e tipit audi nuk ju bind urdhrave zyrtare për ndalesë dhe si pasojë në vetëmbrojtje zyrtari reagojë duke mbrojtur jetën e tij, kolegut por edhe infrastrukturën e shtetit në këtë rast pikën e kontrollit duke shti në makinë ku mbetën të plagosur dy persona me presedant kriminal dhe ky sulm ishte bërë në orët e vona.
Sulmet vazhduan edhe me 2 prill ku në afërsi të qendrës së kontrolli teknik në orët e vona janë sulmuar policët që për detyrë kanë patur të garantojnë rend dhe siguri për atë perimter të sigurisë ku edhe këtu sulmi është zhvilluar në orët e vona të natës / mëngjesit”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se në perimetrin janë zbatuar me përpikëmëri procedurat standarde operative të Policisë së Kosovës.
“Në rastin e fundit ku si pasojë prapë të mos bindjes se shenjave dhe urdhrit nga zyrtarët policor (pjesëtarët e Njësive Speciale) që para hyrjes në perimetrin e sigurisë që është vendosur të ura e Bistricës. Ku e cila është mirë e sinjalizuar duke zbatuar në përpikëmeri procedurat standarde operative të policisë për monitorimin dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit si rezultat i kësaj pike tejet strategjike qoftë në luftimin e krimit të organizuar, qoftë në garantimin dhe mbrojtjen e sovranitetit të pikave kufitare 1 dhe 31 me Serbinë”, potencon ai.
Shala, më tej shprehet se kërcënimi ishte akut dhe policia ka vepruar në tri elemente kryesore: domosdoshme, arsyeshme dhe proporcionle.
“Në aspektin e sigurisë, Policia e RKS-së (pjesëtarët e Njësive Speciale ) kanë vepruar sipas PSO duke u mbështetur në tri elemente kryesore që kërcënimi ishte akut për jetën e tyre, për infrastrukturën prandaj veprimet kanë qenë : – Domosdoshme, (sepse pika ka karakter strategjik) – Arsyeshme (rrezikimi i jetrave të zyrtareve Policor në detyre, sulmet në të kaluarën në mënyre sistematik)
dhe -Proporcionale (Nëse shihni foto që kanë qarkulluar në media vërehen që forca është përdorur në proporcion me neutralizimin e rrezikut deri në atë moment sepse po të ishte tejkaluar forca atëherë personi i dyshuar që ka precedant penal në atë moment nuk do kishte pasur mundësi të lëvizte nga vendi në drejtim të qytetit dhe të kërkonte ndihmë dhe këtu nuk kishim fol për person të plagosur sepse statusi i ti do të ndryshonte) Prandaj mund të themi që vetëm në aspektin procedural ka lëshim teknik të situatës si pasojë të zhvillimit të ngjarjes e cila ka pasur progres të shpejtë duke mos pasur hapësirë që të përcjellë ngjarja në kohë reale.
Është mirë që gabimet në sferën politike mos të barten te pjesa profesionale të aparaturës shtetërore duke keqpërdor policinë e cila po vepron, me direktiva politike, për krijim hapësire për qëllim politike”, përfundon ai.
Kelmendi: Serbia synon ndarjen ose ripushtimin e Kosovës
Juristi Muhamet Kelmendi, thotë se Serbia përmes Listës Serbe po dëshiron të krijojë konflikte për të ndarë veriun e Kosovës.
Madje, Kelemndi tregon edhe disa qëllime që sipas tij, Serbia po tenton ti arrijë, për të krijuar gjendje lufte ose edhe luftë në Kosovë.
“Në kuadër të veprime neoshovenite serbe është padyshim edhe takimi i kriminelit të luftës Vuçiq me Listën Serbe, sikundër edhe provokimet që po bëhen në veri të Republikës. Plani i shtetit serb është që nëpërmjet Listës Serbe të shkaktohet konflikt luftarak, si intervenimit serb dhe, kështu të vijë të shkëputja e kësaj pjese nga Kosova dhe aneksimi nga Serbia. Krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq ka treguar deri tash se synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen dhe aneksimin e veriut. Këtë po e realizon me Listën Serbe.
Për atë qëllim kemi pasur tërheqjen nga pushteti të të gjithëve në veri dhe tash kemi mos pjesëmarrjen në zgjedhjet e organizuara.
Nga ky pikësynim nuk ka hequr dorë Serbia.
Në veprim janë disa qëllime:
1 Dështimin e zgjedhje në veri të Kosovës,
2. Përgatitjen e masave për ndarjen e kësaj pjese nga Kosova ose
3. Organizimin me presion kriminal në veri të Kosovës, me qëllim, organizimin e një shteti të ri serb.
Të tri këto qëllime pa veprime kriminale të armatosura nuk mund të realizohen. Kësisoj mund të priten përsëri bllokime të rrugëve, sulme kriminale me armë ndaj forcave të rendit dhe aksione tjera kriminale dhe terroriste të armatosura, me qëllim që në këtë anë të Kosovës të krijohet një gjendje lufte mos edhe luftë”, deklaron ai.
Më tej, Kelmendi thotë se nga Serbia pritet çdo veprim terrorist, por ai ‘fajëson’ edhe Bashkësinë Ndërkombëtare e cila po hesht në raste të tilla duke mos e ndëshkuar Serbinë, duke shtuar se në gjuhën e Brukselit barazohet rendi kushtetues i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe.
“Nga shteti kriminal serb mund të priten çdo veprim terrorist. Sidomos tash kur ka filluar të futet në zbatim plani i Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë. Për të ndaluar këtë, si dhe për të arritur te një gjendje lufte në veri të Kosovës, kemi veprime kriminale. Kjo, shihet nga sulmet ndaj organeve legjitime. Bazament i tërë kësaj lëvizjeje çetnike është Lista Serbe e udhëhequr nga krimineli i luftës Vuçiq. Askund në botë nuk tolerohen aksione të tilla kriminale dhe terroriste si në Kosovë që po kryhen nga kriminelët serb të udhëhequra nga Beogradi. Sulmohen organet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar heshtë!
Bllokohen rrugët përsëri heshtë Brukseli dhe Uashingtoni! Vriten policët e Republikës nga shteti serb dhe nuk akuzohet shteti serb! Dërgohen nga Beogradi banda të Ërangelit në veri të Kosovës dhe prapë nuk akuzohet shteti serb! Në gjuhën e Brukseli barazohet rendi kushtetues i Kosovës me bandat shoveno-fashiste serbe! Kjo nuk i zgjidhë problemet me shtetin neofashist serb. Kështu thellohen konfliktet dhe priten aksione edhe më të renda”, përfundon Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.