fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Konfirmon Kujtim Shala: Kishte plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës.

- Advertisement -

Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë” – ka deklaruar Shala në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.Mediat kanë raportuar sonte për planifikim të një atentati ndaj zyrtarëve të LDK-së.

Sipas raportimeve, zyrtarët e LDK-së rastin e kanë paraqitur në Polici.
Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës për KALLXO.com kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin – kanosje.“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.KALLXO.com ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe zyrtarë të LDK-së por deri në momentin e publikimit të lajmit ata nuk kanë kthyer përgjigje.

 

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -