fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Konfirmohet nga Dogana e Kosovës: Dorëhiqen edhe 11 doganierë nëpër pika kufitare, nëntë serbë e dy boshnjak

Ka vazhduar edhe sot largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës. 11 pjesëtarë nga komuniteti serb janë larguar sot nga Dogana e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se jo të gjithë të dorëhequrit kanë qenë doganierë, por kanë punuar për doganën.

- Advertisement -

“Po janë larguar 11 pjesëtarë. Jo të gjithë kanë qenë doganierë, por kanë punuar për Doganën. Bëhet fjalë për nëntë serbë dhe dy boshnjakë”, ka thënë Stavilevci për Reporteri.net.

Më 5 nëntor, Lista Serbe mori vendim për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ata po kërkojnë nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targa.

Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme në një deklarim për media u ka bërë thirrje serbëve që të mos bojkotojnë institucionet e vendit duke shtuar se Qeveria që ai drejton synon vetëm zbatimin e sundimit të ligjit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -