15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Komunat i japin ‘ultimatum’ Qeverisë deri më 5 shtator t’i ekzekutojë pagat

Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, ka qenë shqetësimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e mbajtur të enjten pasdite.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës por që shkaku i grevës kjo nuk ka ndodhur. Ai ka adresuar kritika ndaj palëve, për të cilët tha se nuk po dialogojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

- Advertisement -

“Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pagesës së pjesshme ndaj shërbyesve civil në nivel lokal, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ftoi Këshillin e Kryetarëve për një takim urgjent. Takimi është mbajtur dje ku përfaqësuesit e 22 komunave të Kosovës kanë marrë pjesë, dhe në atë takim të gjithë kryetarët kanë shprehur një shqetësim të sinqertë sa i përket situatës së krijuar. Gjithë kryetarët janë deklaruar një zëri se përgatitjet sa i përket fillimit të ri shkollor kah aspekti teknik dhe në kuadër të kompetencave të komunave janë kryer dhe e kanë mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo për shkak të situatës së krijuar të grevës, 1 shtatori nuk ishte ditë feste për nxënësit që të ulën në bankat shkollore”, tha Ibrahimi.

Nga ky takim, Ibrahimi ka thënë se nivelit qendror i kanë dhënë afat deri më 5 shtator që të ekzekutohen pagat, në të kundërtën, do të ndërmarrin hapat tjerë ligjorë.

“Shqetësim ishte edhe pagesa parciale e pagave ndaj shërbyesve civil. Duhet theksuar që në nivelin lokal, pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator, pagat të dalin, përndryshe kryetarët e Komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore”, tha ai.

- Advertisement -

“Ka presion të jashtëzakonshëm nga niveli qendror ndaj nivelit lokal sa i përket listave të grevistëve. Komunat janë në grevë, Listat e pagave për muajin gusht janë dorëzuar deri më 10 gusht, listat për muajin shtator do të dorëzohen më 10 shtator, nëse ka kush t’i dorëzojë sepse administrata është në grevë, dhe për këtë arsye kontratat janë të nënshkruara se institucioni përgjegjës për dhënien e pagës, është komuna dhe është e obliguar që deri më 5 të çdo muaji t’ia paguajë pagën punëtorit dhe nëse kjo nuk ndodh, ka mundësi që të ndërmerren hapa të tjerë ligjore. Ka pas propozime të ndryshme, mirëpo dakordimi është se cila do të jetë veprimi i Qeverisë sepse ne mendojmë se Qeveria e ka barrën kryesore për zgjidhjen e këtij problemi dhe po shpresojmë që gjatë këtyre ditëve do të ketë hapa pozitiv sa i përket zgjidhjes së këtij problemi”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të dialogojë me palët e përfshira në këtë rast.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -