14.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Komentuesi i kërkoi që të distancohet dhe të mos ngrejë doIIi me Haradinajn, Kurti “godet” ashpër

- Advertisement -

Sonte kryeministri Albin Kurti ishte i ftuar në një intervistë në ‘Debat Plus’ ku ndër të tjera kishte mundësinë t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve të qytetarëve.

- Advertisement -

Ishte një qytetar që i kërkoi Kurtit të distancohet nga personat e korruptuar dhe të mos ngrejë dolli me ta.

Kreu i ekzekutivit tha se nëse qytetari e ka fjalën për dollinë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, atëherë ka bërë shumë mirë që ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka cakërruar gotën.

Tutje Kurti tha se ajo ishte për nder të Epopesë së Dukagjinit dhe se Haradinaj ishte pjesëmarrës në ballafaqim të ashpër me Serbinë.

- Advertisement -

“Nuk e di për kë e ka fjalën, unë natyrisht nuk preferoj shoqërimin e lëre më bashkëpunimin me të korruptuarit. Unë nuk e di kush sa është i korruptuar. Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ajo ishte në 25 vjetorin, pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. Aty zoti Haradinaj, i cili ishte pjesëmarrës në ballafaqim të ashpër me Serbinë, ai ishte i zoti i shtëpisë. Pra, unë kam mundur të mos shkoj, që mendoj që kishte me qenë gabim të mos shkoj. Nëse kam shkuar, është gabim të mos cakërroj gotën. Unë besoj që kam vepruar mirë, sepse Epopeja e Dukagjinit është lavdi jo vetëm e familjes Haradinaj, por e gjithë kombit shqiptar“, u shpreh Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -