18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Kombëtarja e Kosovës i ka ngritur në këmbë serbët dhe rumunët, ja reagimi skandaIoz i radhës

- Advertisement -

Edhe në Serbi po vlojnë me reagime skandaloze dhe nuk mund të qetësohen nga emri i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Nuk mund qetësohen nga kombëtarja e Kosovës në futboll. 

Të martën që e lamë pas, Bukureshti ka marrë një flakaresh të rëndë në rrafshin ndërkombëtar për sjellje skandaloze të tifozëve rumunë, ku u shfaq pankarta e turpit “Kosova është Serbi”.

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës i ka ngritur në këmbët edhe serbët dhe me mesazhe skandaloze e shpallin vëllazërinë me rumunët.   

“Delije”, tifozët famëkëqinj të klubit të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, sot janë përkujdesur për skandalin e radhës duke treguar edhe një herë mendësinë e ulët të tyre.  

Në ndeshjen në mes Çukariçkit dhe Cërvena Zvezdës, ndodhi edhe një skandal.

- Advertisement -

Pamfleti serb “Kurir” shkruan se “Delija” e ka pritur një veprim të tifozëve rumunë dhe sipas saj, me entuziazëm është pritur në Serbi.

“Të parët që falënderuan vëllezërit rumunë ishin tifozët e Partizanit, të cilët mbanin një pankartë në ndeshjen e basketbollit kundër Fuenlabrades.

Në stadiumin në Banovo Brdo gjatë ndeshjes kundër Çukariçkit, tifozët e Cërvena Zvezdës e mbanin një pankartë duke falënderuar vëllezërit e tyre rumunë: ‘Një rumun ka vetëm tre vëllezër: Danubin, pyllin dhe një serb!’’, shkruan një farë pamfleti serb./Bota sot

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -