Instruktori kosovar i forcave speciale, Uliks Gjonaj ka postuar disa foto teksa ushtron njësinë e mbrojtes së afërt zvicerane të Akademisë Komando të Mbrojtjes Zvicrane.
Gjonaj, i lindur dhe rritur në Gjakovë, është instruktor i forcave speciale.
Ai ishte shqiptari i parë që ishte bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.
Uliksi në vitin 2004 kishte emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas një kohe Gjonaj është kyqur në fushën e sigurisë, kështu hap pas hapi deri sa është bërë pjesë e Njësisë Speciale amerikane.
“Në fakt unë jam i certifikuar në shumë disiplina apo sisteme duke filluar nga sistemi Izraelit Commando Krav Maga – Instruktor i nivelit të tetë, pastaj i certifikuar dhe i licencuar si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve nga Departamenti i Policisë Amerikane në këto sisteme: Police Combat, Counter-Terrorism, S.W.A.T. Training, High Risk Traffic Stops, Smart Defense, CQB Military Training, Close Protection Operations etj”, kishte rrëfyer për arritjet e tij, Gjonaj.
“Pastaj me trajnimet e vazhdueshme nëpër akademi, ka ardh puna që të lajmërohem, dhe kisha dëshirë që të jem instruktor i një njësiti që është top”.
“U deshën disa testime, disa përgatitje – nuk e pata të vështirë të depërtojë, edhe besueshmëria ishte e madhe. U regjistrova, fillova trajnimet dhe pas një viti e gjysmë të jem aty”, ka thënë Gjonaj, i cili ka treguar se një pjesë të shkollimit për këtë fushë e ka kryer në Izrael.
Uliksi ka lindur në Planqor të komunës së Gjakovës. Aty ka përfunduar shkollën fillore, gjimnazin në Gjakovë dhe dy vite të fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.