13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Komandanti i Njësisë së Specializuar të KFOR’it: Të gatshëm për të vepruar, po i patrullojmë zonat

KFOR-i ka dalë me një video për të treguar se po kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Kolonel Marizion Mele, komandant i Njësisë së Specializuar të KFOR-it tha se karabinierët janë të gatshëm për të vepruar, ndërsa theksoi se po patrullojnë zonat dhe po qëndrojnë pranë komunitetit në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve të Kosovës një mjedis të sigurt dhe të sigurt, pavarësisht nga përkatësia etnike, religjioni apo vendi ku ata jetojnë. Karabinierët e mi janë të trajnuar mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të vepruar. Prandaj, ne i patrullojmë zonat dhe qëndrojmë shumë pranë komunitetit”, tha Mele.

KFOR-i mbi video shkruan se po i përmbahet mandatit të tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -