17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Komandantët që janë në politikë me Ramushin në krye, po kërcënojnë kryeministrin

Ish-gazetari Liri Loshi po vlerëson se komandantët që janë në politikë me Ramushin në krye po kërcënojnë kryeministrin Kurti, ministrin Murati dhe qeverinë, sepse këta komandantë janë vetë përgjegjës për listat e fryera.

Sipas tij, ata duan që kjo qeveri t’ua rrisë pagat të gjithë veteranëve pa dallim dhe kështu t’i bëjnë përgjegjës edhe këta dhe t’i barazojnë me veten e tyre.

“Kushdo që beson në ligj dhe drejtësi, beson edhe se lista e veteranëve ka me u pastru. E nëse pastrohen listat duhet me u përgjegj për mashtrim ata që i kanë ba ato lista. Kush janë ata? Komandantët e zonave, të brigadave, të batalioneve, të kompanive… Mu kjo është arsyeja pse lënda po zvaritet në gjykatë. Sepse, prokurorët dhe gjykatësit nuk kanë guxim me i shku punës deri në fund. Merre me mend tash, për shembull, me i denu me burg për mashtrim komandantët kyq të UÇK-së!”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se me pas pasë na një kësi guximi qytetar nuk ka pasur nevojë për Gjykatën Speciale, e cila është instaluar mu për shkak të mungesës së vullnetit politik me i trajtu krimet e supozuara të luftës nga gjykatat vendore.

“Më vjen keq me e thanë, por Albin Kurti këtu s’ka rrugë tjetër pos me u dorëzu. Pra, me i rritë pagat e të gjithë veteranëve e që i bie me marrë përgjegjësi edhe ai për veteranët mashtrues. Albini i ka votat ende, por fuqinë destrukrive e kanë ata, komandantët që e kanë pru punën deri këtu.”

Të fundit
Lajme të lidhura