18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Kolumnisti zviceran propozon që Shaqiri të përjashtohet nga Zvicra e Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit

- Advertisement -

Kubilay Turkyilmaz është i bindur se paraqitja e dobët e Zvicrës ndaj Kosovës nuk duhet të kaloj pa pasoja.

Kolumnisti i të përditshmes zvicerane “Blick”, ka thënë se pas kësaj ndeshjeje nuk do t’ia jepte më Granit Xhakës shiritin e kapitenit, ndërsa ka shtuar se Xherdan Shaqiri e Fabian Schar duhet të përjashtohen për duelin kundër Andorrës.

- Advertisement -

Sipas tij, Shaqiri ndaj Kosovës pothuajse ishte i pavërejtur në fushë.

“Në përgjithësi, sa herë që luajmë kundër Serbisë apo Kosovës, krijohet dramë përreth Shaqirit dhe kapitenit Granit Xhaka. Njëri e mbanë dorën në zemër gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe nuk bën asgjë në fushë. Ndërsa, tjetri, shkëlqen vetëm në kritikat pas ndeshjes. Në Prishtinë, do të ishte më mirë që mos të luanin asnjëri për shkak të emocioneve të tyre personale, të cilat ndikuan edhe në pjesën tjetër të ekipit. Praktikisht, ne luajtëm me dy lojtarë më pak”, ka shkruar Turkyilmaz në kolumnen e tij të publikuar të martën.

- Advertisement -

“Kështu që, kundër Andorrës do të ishte koha e duhur për të vendosur një shembull”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -