16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Koloneli Demiraj, në veri të Kosovës janë paraqitur edhe ushtria private ruse Wagner / “Provoni të Iuftoni me ne po ua mbajti”

Koloneli Dr.Dritan Demiraj, në një reagim të ashpër ndaj agjendës së Serbisë për veriun e vendit, zbulon disa të dhëna të panjohura për organizimin serb në veri të Dardanisë.

- Advertisement -

Ai thotë se bandat e kontrolluara nga Serbia në veri të Kosovës, që ai i referohet vetëm si Dardani, në disa raste ndihmohen nga shërbimet serbe të sigurisë, “nën prezencën edhe të mercenarëve të Grupit Rus Wagner”.

Grupi Wagner është i njohur si një lloj ushtrie private që Rusia e ka përdorur në shumë misione në botë, përfshirë edhe Iuftën në Ukrainë, të cilët njihen për përdorimin e tmerrshëm të dhunës, kryerjen e krimeve me ekstreme.

Ai i kundërvihet edhe propagandës së ashpër të rrejshme të Serbisë, për kinse shqiptarët duan të vrasin serbë, ndërsa kanë kryer vetë tri gjenocide në vitet e ‘90-ta.

- Advertisement -

Ai u bën thirrje Shqipërisë dhe Dardanisë që sa më parë të nënshkruajnë Traktatin e mbrojtjes së përbashkët ushtarake.

Lexojeni reagimin e plotë të Dritan Demirajt

Sa ironike dhe qesharake!

- Advertisement -

Përpara dy ditësh presidenti serb Aleksander Vuçiq i kërkoi NATO-s ta bëjë detyrën e saj në Kosovë, përndryshe ai deklaroi se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj atje?

Në fjalimin e tij para kombit, ai deklaroi: Jemi të vendosur me shpatulla pas murit, por ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë nga persekutimi nëse NATO-ja nuk do ta bëjë këtë.

Sipas tij, bandat e Shqiptarëve duhej të ndaloheshin në veri të Kosovës, atje ku jetojnë pjesa më e madhe e serbëve. Për cilat banda në veri e ka fjalën Aleksandri?

Për bandat që financohen, mbështeten financiarisht dhe asistohen nga shërbimet serbe të sigurisë, nën prezencën me disa raste edhe të mercenareve të Grupit Rus Wagner?

Por, ku e gjen trimërinë ky “burrec”?

Në gjykimin tim kërcënimet e shfaqura javëve të fundit nga Vuçiqi, nuk janë asgjë tjetër më shumë se sa vazhdimi i një plani të qartë 20 vjeçar, ku vetëm përgjatë kufirit me Dardaninë, janë ndërtuar, kompletuar dhe dislokuar me efektiv të plotë 48 baza operacionale ushtarake.

28 nga këto baza i përkasin forcave të armatosura të ushtrisë serbe, ndërsa 20 të tjera janë pjesë e organikes së xhandarmërisë serbe.

Këto baza kanë filluar të ndërtohen që nga muaji gusht 2001 dhe më pas janë fortifikuar, kompletuar me efektiv të stërvitur dhe të kompletuar me armatimet më moderne të këmbësorisë, me aparatura moderne zbulimi, vëzhgimi dhe të Iuftës elektronike nën asistencën teknike, informative dhe teknologjike të shërbimeve të specializuara sekrete të Federatës Ruse si shërbimi sekret ushtarak GRU-ja, shërbimi i zbulimit të huaj SVR, FSB, por jo vetëm.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -