7.7 C
Pristina
E martë, 6 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Kjo ishte deklarata e fundit e Thaçit para nisjes në Hagë

Saktësisht para dy vitesh, Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit.

Kjo pasi që ndaj tij ishte konfirmuar aktakuza e Prokurorisë së Specializuar të Hagës.

- Advertisement -

Ai, atë ditë, në orët e hershme kishte mbajtur një konferencë për media, ku e kishte lajmëruar dorëheqjen.

Deklarata e asaj dite të bërë nga Thaçi:

Janë momente jo të lehta për mua dhe familjen time, dhe juve që me keni mbështetur dhe besuar në këto tri dekada të përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim.

- Advertisement -

Jam në dispozicion të drejtësisë, duke besuar në drejtësi unë besoj në të vërtetën, pajtimin dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë.

Prandaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos humbisni shpresën, durimin dhe besimin . Sot më shumë se kurrë ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada.

Kemi fituar lirinë, pavarësinë dhe tani po ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin tonë. Aktakuza kundër meje dhe bashkëluftëtarëve të mi është çmim i vogël i radhës që kërkohet ta paguajmë për lirinë e vendit dhe popullit tonë.Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë, sikur edhe mijëra bashkëkombas tanë që dhanë jetën për liri dhe pavarësi.

- Advertisement -

Por jam me fat që jam gjallë dhe kam parë me sytë e mi e përjetuar ëndrrën tonë shekullore të bërë realitet, jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së, vlerës më sublime të kombit shqitparë, jam krenar bashkë me BE-në dhe aleatët tanë kemi luftuar regjimin e Millosheviqit dhe jam krenar që bashkërisht e kemi fituar.

Fitorja jonë e përbashkët gjithmonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi, prandaj menjëherë kemi qenë të përkushtuar për shtet ndërtim dhe pajtim ndëretnik.

Vetëm toleranca, respekti dhe bashkëjetesa janë ato që çojnë vendin përpara. Jemi liridashës dhe jo popull hakmarrës, prandaj asnjë pretendim s’mund të ndryshojë apo të shkruaj historinë. Kosova ka qenë viktima, e Serbia agresori.

Kjo situatë e re është mundësi e re për Kosovën dhe duhet ta shënojmë në avantazh për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe kjo arrihet duke ruajtur unitetin me qytetarët dhe bashkësinë ndërkomëtbare.

Ju lus për maturi, qetësi dhe për unitet dhe bashkim, të qëndrojmë të bashkuar kjo është ajo që garanton suksesin tonë. Suksesi ynë është Kosova e lirë, shtet i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik, pra si vend e atdhe i të gjithë qytetarëve.

Jemi shtet ku sundon ligji dhe drejtësia, Kosova është storie e suksesit qytetar dhe institucioneve të vendit dhe bashkëpunimit të ngushtë me BE-në.

Ruajtëm besimin në dialog të brendshëm, cilësor dhe për paqe në rajon. Ashtu të dashur qytetar siç kam premtuar, s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Ndihem shumë krenar për përgjegjësinë që kam mbajtur në këto tri dekada në udhëheqjen e institucioneve nga vota e qytetarëve të Kosovës. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike të dëshmojnë maturi e të qëndrojmë të bashkuar e të mos lejojmë të thellohemi në krize kushtetuese apo institucionale, të vëmë interes të shtetit mbi ato personale. Vendi ynë s’ka kohë të humb prandaj iu ftoj të ruajmë orientimin atlantik të shtetit dhe shoqërisë. Iu ftoj të besoni në shtetin e Kosovës dhe Kosovën e re e evropiane, në atë të rendit dhe ligjit, në Kosovën në NATO dhe raporte special e të përhershme me SHBA-në.

Shpreh mirënjohje dhe falënderim me shtetet evropiane që kemi ecur krahë përkrahë, falënderim për SHBA-në dhe aleatët tanë në tërë botën. Asnjë sfidë nuk do të mund të cenojë partneritetin e Kosovës me aleatët tanë, në rrugën tonë drejt vlerave atlantike. Të dashur qytetarë iu falënderojë për solidaritetin dhe mbështetjen në këtë periudhë kohore, por ju ftoj që ta ruani qetësinë dhe të shmangni çdo lloj manifestimi publik, mbështetës apo protestues. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me ballafaqim të argumenteve. Iu falënderoj për besimin sepse kjo nuk është lamtumirë, por vetë mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë, ky është premtimi im për ju. Zoti e bekoftë Kosovën.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -