20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit, babai i jeton në diasporë

Shteti është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në media ku një vajzë e shan dhe e kërcënon një kalimtare te “Tre sheshirat” në Prishtinë, duke i thënë se “e kam babën prokuror”.

Por shumë shpejtë u mësua edhe identiteti u vajzës që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se tashmë është identifikuar vajza qe shihet në këto pamje dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, babai i të cilës jeton në diasporë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.

Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socale, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar sot në lidhje me këtë rast dhe kanë bërë të ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, tha zëdhënësja e Prokurorisë.

Të fundit
Lajme të lidhura