0C
Pristina
2 Mars, 2021 - 03:22

Kjo është arsyeja pse në botë ka vetëm katër ngjyra të pasaportave

Rezulton se ka vetëm katër ngjyra kryesore të pasaportës në botë, dhe secili vend ka arsyet e veta për zgjedhjen e njërës nga këto ngjyra për kopertinën, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.

E kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat me një mbulesë të kuqe shpesh zgjidhen nga vendet me një sistem historik ose aktual komunist.

Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, përdorin gjithashtu pasaporta të kuqe dhe nuanca të tjera të së kuqe.

Vendet e interesuara për t’u bashkuar me BE, të tilla si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vjet më parë. Komuniteti Andean i Kombeve – Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Peru – ka gjithashtu pasaporta të kuqe.

E kaltër

Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Mbulesa blu simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta blu.

Brenda bllokut të vendeve të Amerikës së Jugut, kopertina blu e pasaportës simbolizon lidhjen me Mercosur – një sindikatë.

Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela është përjashtim këtu: ajo gjithashtu i përket unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e shtetasve amerikanë u ndryshuan në blu në vitin 1976.

E gjelbër

Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta të gjelbërta. Shembujt përfshijnë Marokun, Arabinë Saudite dhe Pakistanin.

E gjelbra konsiderohet të jetë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është një simbol i natyrës dhe jetës.

Qytetarët e disa vendeve të Afrikës Perëndimore – për shembull, Burkina Faso, Nigeria, Niger, Bregu i Fildishtë dhe Senegal – kanë gjithashtu dokumente udhëtimi që janë me nuanca të ndryshme të gjelbra. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ato i përkasin ECOËAS (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore).

E zezë

Pasaportat më të rralla janë ato me kopertinë të zezë. Këto mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa vendeve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Çad, Kongo, Malavi dhe të tjerët.

Qytetarët e Zelandës së Re gjithashtu kanë mbulesa të zeza të pasaportave, sepse e zeza është ngjyra kombëtare e vendit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika